• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lavrov: Përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë janë të kota

Lavrov: Përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë janë të kota

Moskë, 9 shkurt 2024 (MIA) - Përpjekjet e vendeve perëndimore për ta izoluar Rusinë janë të kota, kjo është e qartë, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një manifestim me rastin e Ditës së Punëtorit Diplomatik.

"Vendet perëndimore përsëri po mundohet të na izolojnë, të na "anulojnë". Pakuptueshmëria e këtyre përpjekjeve është e qartë për çdo vëzhgues pak a shumë normal, specialist, për këdo që ndjek të paktën pak zhvillimin e situatës, historinë e proceseve që kanë shpërthyer tani rreth Ukrainës për shkak të luftës hibride të vendosur nga Perëndimi kundër nesh", tha shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov kujtoi se presidenti rus Vladimir Putin përsëri foli për këtë në shumë detaje në intervistën e tij me gazetarin amerikan Taker Karlson.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR