• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov ka biseduar për situatën në Lindjen e Afërt me përfaqësuesit e Iranit, Turqisë dhe Libanit

Lavrov ka biseduar për situatën në Lindjen e Afërt me përfaqësuesit e Iranit, Turqisë dhe Libanit

Nju-Jork, 23 janar 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov është takuar me kolegët e tij nga Irani, Turqia dhe Libani në vigjilje të takimit të sotëm të Këshillit të Sigurisë të KB-së, në të cilin do të bisedohet për situatën në Lindjen e Afërt, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Takimet dypalëshe i janë përkushtuar Rripit të Gazës, Sitia dhe "situata e tensionuar" në Detin e Kuq, publikoi Ministria në publikimin e saj në "Telegram". Takimet janë mbajtur mbrëmë në Nju-Jork.

Lavrov dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian janë dakorduar për nevojën e armëpushimit të shpejtë në Gaza dhe kushte për sigurimin e ndihmës humanitare për popullatën civile.

"Është shprehur shqetësim i përgjithshëm për situatën e tensionuar në Detin e Zi, e cila u përkeqësua përnjëherë", shtohet në komunikatë.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe mbrëmë ka kryer disa sulme ndaj huthtë jemenas për shkak të sulmeve të tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq, kumtoi Pentagoni.

Lavrov dhe ministri libanez i Punëve të Jashtme, Abdalla Bu Habib kanë biseduar për rëndësinë e orvatjeve kolektive të vendeve në rajnon për armëpushim urgjent, njoftoi Ministria ruse.

Në ditët e fundit, Izraeli thuhet se ka kryer bombardimet më intensive në jug të Gazës që nga fillimi i luftës në tetor, duke nxitur thirrje nga Uashingtoni për të mbrojtur njerëzit e pafajshëm në spitale, stafin mjekësor dhe pacientët.

Sipas agjendës së KB-së, pritet që Këshilli i Sigurisë të diskutojë për "situatën në Lindjen e Afërt, duke përfshirë çështjen palestineze".

Lavrov tha se në takim do të propozojë "përpjekje kolektive" për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Afërt.

Së bashku me homologun e tij turk Hakan Fidan, ministri i Jashtëm rus diskutoi çështjet e energjisë, si dhe "kontaktet e ardhshme dypalëshe".

Në dhjetor, Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fillim të vitit 2024. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR