• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov: Formula e Paqes e Zelenskit është ultimatumi i Perëndimit për Moskën

Lavrov: Formula e Paqes e Zelenskit është ultimatumi i Perëndimit për Moskën

 Moskë, 31 dhjetor 2024 (MIA)  - Për mbarë botën është e qartë se "Formula e Paqes e presidentit ukrainas" e imponuar nga Perëndimi është ultimatum për Rusinë, tha ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergej Lavrov.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po i imponojnë komunitetit ndërkombëtar "Formulën Zelenski"  të njohur dhe po përpiqen të paraqesin të njëjtën formulë si e vetmja mënyrë për zgjidhjen  e konfliktit", tha shefi i diplomacisë ruse në takimin e parë të përfaqësuesve të anëtarëve të BRIKS-it në kuadër të presidencës ruse me organizatën. 

 "Të gjithë e kanë të qartë se kjo metodë nuk është gjë tjetër veçse një ultimatum ndaj Rusisë, i cili thjesht është i pamundur të përmbushet dhe nuk është në nder të atyre që përpiqen të paraqiten si zyrtarë të politikës së jashtme dhe menaxherë efikasë", shtoi ai.

 Lavrovi tha se iniciativat e Brazilit dhe Republikës së Afrikës së Jugut për zgjidhjen e  konfliktit ukrainas të vendeve perëndimore nuk janë marrë parasysh as në takimet për të ashtuquajturën "Formula e Paqes Zelenski".

 "Formula e Paqes" e Kievit bën thirrje për ripërtëritjen e e integritetit territorial të Ukrainës, sigurimin e garancive të sigurisë euroatlantike dhe krijimin e një gjykate speciale për të hetuar krimet e luftës që i atribuohen Rusisë.

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR