• e premte, 27 dhjetor 2024

Lavrov: Dërgimi i armëve në Ukrainë vetëm do ta zgjasë konfliktin

Lavrov: Dërgimi i armëve në Ukrainë vetëm do ta zgjasë konfliktin
Moskë, 29 korrik 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov i tha sot Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Entoni Blinken se Uashingtoni nuk po e përmbush premtimin e tij se furnizimet me ushqime nga Rusia do të jenë pa sanksione. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thekson gjithashtu se në bisedën e sotme telefonike, Lavrov i tha Blinkenit se Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet e "operacionit special ushtarak" në Ukrainë dhe se dërgimi i armëve nga Perëndimi vetëm se do ta zgjasë konfliktin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR