• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lauterbah shpalli fundin e epidemisë së koronës në Gjermani

Lauterbah shpalli fundin e epidemisë së koronës në Gjermani

Berlin, 7 prill 2023 (MIA) – Në Gjermani, në mesnatë kaloi kushti për mbajtjen e maskave mbrojtëse, si dhe rëndësia e masave të tjera kundër koronavirusit, ndërsa ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbch e shpalli të përfunduar epideminë.

Ai vlerësoi se Gjermania me sukses e tejkaloi epideminë, por theksoi se nuk është e qarte se si do të vazhdojë financimi i vaksinave pas skadimit të Rregullores për vaksinim kundër koronavirusit.

Për herë të parë pas tre viteve nuk do të ketë më kufizime qeveritare të lidhura me epideminë, publikoi sot "Frankfurter algemajnecajtung".

Deri kohët e fundit, vizitorët në spitale dhe shtëpi pleqsh duhej të mbanin një maskë FFP2, ashtu si pacientët dhe vizitorët në ordinancat mjekësore dhe objektet e dializës. Këto rregulla tani janë hequr nga shteti gjerman, por institucionet mjekësore ende mund të kërkojnë që të vishen maska, dhe është e paqartë se sa institucione do ta shfrytëzojnë këtë.

Kreu i Asociacionit nacional të mjekëve për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, Andreas Gasen, theksoi se praktika mjekësore mund të rregullojë mbajtjen e maskave brenda rregullave për çdo institucion shëndetësor veç e veç.

Drejtori i shoqatës gjermane të spitaleve, Xherald Gas theksoi se spitalet janë mësuar të "përcaktojnë masa higjienike për të mbrojtur pacientët e tyre, edhe pavarësisht nga korona". ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR