• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lapidi kërkon normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite

Lapidi kërkon normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite

 Tel Aviv, 21 maj 2024 (MIA) - Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid sot ka kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu që t'i normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, siç propozon SHBA-ja.

"Netanjahu duhet të paralajmërojë se ka hyrë në negociata me sauditët, përfshirë pjesën për Palestinën", theksoi lideri i partisë opozitare Jesh Atidi (Ka një të ardhme). 

Sipas Lapidit kjo do të minojë edhe përpjekjet për të ndjekur penalisht Netanjahun përpara Gjykatës  Ndërkombëtare Penale. 

 "Në Hagë nuk do ta ndjekin penalisht kryeministrin që është në procesin historik të paqes. Kjo do ta zgjidhë problemin me Hagën, problemin në Gazë, ndërsa  gjithashtu do të na ndihmojë të kemi presion nga sauditët për t'i liruar pengjet", theksoi Lapidi.

 Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivani para dy ditëve  i tha Netanjahut   se ekziston mundësia që Izraeli t'i normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite nëse Jerusalemi bie dakord për rrugën drejt një shteti të ardhshëm palestinez. Netanjahu u përgjigj se nuk do të pranojë një shtet palestinez,  madje edhe me normalizimin e  marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR