• e martë, 24 dhjetor 2024

Landsbergis: BE-ja të hënën do të bisedojë për sanksione të reja kundër Iranit

Landsbergis: BE-ja të hënën do të bisedojë për sanksione të reja kundër Iranit
Berlin, 11 nëntor 2022 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian të hënën do të debatojnë për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit si përgjigje të shtypjes së protestave në atë vend, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, gjatë një vizite në Berlin. "Do të propozojmë listë shtesë që mund të përfshihen në listën (ekzistuese) të sanksioneve", tha Landsbergis. Ai shtoi se sanksionet e reja kanë dy pjesë - njëra për pjesëmarrjen e Iranit në luftën me Rusinë në Ukrainë dhe tjetra për shkeljen e të drejtave të njeriut. Protestat në Iran nisën më 16 shtator, ditën kur Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq në spital, ku ishte në gjendje kritike pasi u arrestua më 13 shtator në Teheran për "veshje të rrobave jopërkatëse" dhe mosrespektim të kodeve të rrepta për veshjejen e femrave. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR