• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lami: Paralajmërimi i Putinit është "hedhje rërë në sy dhe lavdërim"

Lami: Paralajmërimi i Putinit është

 Londër, 15 shtator 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Lami sot e vlerësoi paralajmërimin e Rusisë për Perëndimin, i cili po shqyrton mundësinë e lejimit të Kievit përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, e cilësoi sot si "hedhje rëre në sy" dhe "lavdërim" 

 Tensionet rreth  kësaj teme të ndjeshme arritën në majë këtë javë kur presidenti merikan  Xho Bajdeni dhe kryeministri britanik Kir Starmeri biseduan  për këtë mundësi në Shtëpinë e Bardhë.

Në intervistën e sotme për Bi-Bi-Si-në , Lami tha se bisedimet për këtë temë me SHBA-në dhe aleatët vazhdojnë, transmeton Index.hr. 

 I pyetur nëse mendon se Vladimir Putini po gënjen kur sjell në tryezë kërcënimet e luftës bërthamore, Lami u përgjigj se ajo që bën dhe thotë presidenti rus është "hedhje rërë në sy dhe lavdërim" ky është "modus operandi" i tij.

 Ai kërcënon kur bëhet fjalë për tanke, kërcënon kur bëhet fjalë për raketa dhe armë bërthamore, por nuk mund të lejojmë të na hedhë nga  binarët", thotë Lami, duke e quajtur presidentin rus një "fashist imperialist".

 Sipas ministrit britanik të Punëve të Jashtme, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë nëse i lejohet të fitojë.

 Vladimir Putini të enjten  paralajmëroi se nëse Perëndimi e lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me raketa me rreze të gjata veprimi, kjo do të thotë se "vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë".

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, ndërkaq, vazhdimisht kërkon nga aleatët perëndimorë që ta lejojnë atë të sulmojë objektiva ushtarake thellë brenda Rusisë, siç janë bazat ajrore nga të cilat ngrihen aeroplanët që bombardojnë Ukrainën. 

Tani për tani, Perëndimi, në i udhëhequr nga SHBA-ja, nuk jep dritë të gjelbër për një lëvizje të tillë, duke u frikësuar se Rusia mund ta perceptojë si një përshkallëzim.

Foto: EPA  

 

QËNDRONI TË LIDHUR