• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Lami: Nëse Netanjahu e viziton Britaninë e Madhe, do t'i ndjekim procedurat adekuate lidhur me urdhër-arrestin e GJND-së

Lami: Nëse Netanjahu e viziton Britaninë e Madhe, do t'i ndjekim procedurat adekuate lidhur me urdhër-arrestin e GJND-së

Londër, 25 nëntor 2024 (MIA) - Britania e Madhe do ta ndjekë procedurën adekuate nëse Benjamin Netanjahu e viziton Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi ministri britnaik i Punëve të Jashtme, Dejvid Lami si përgjigje në pyetjen nëse Londra do ta përmbushë urdhër-arrestin për kryeministrin izraelit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, transmetuan mediumet britanike.

"E nënshkruam Statutin e Romës, çdoherë kemi qenë të përkushtuar ndaj obligimeve që i kemi sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", deklaroi Lami në margjina të takimit të shefave të diplomacive të G7-shit në qytetin italian Foxha.

"Kuptohet, nëse një vizitë e tillë ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar, do të ketë proces dhe do të ndiqen procedurat adekuate", theksoi Lami. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR