• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lami ka biseduar në telefon me homologun izraelit dhe iranian për qetësim të konfliktit

Lami ka biseduar në telefon me homologun izraelit dhe iranian për qetësim të konfliktit

Londër, 28 tetor 2024 (MIA) – Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami deklaroi se dje ka zhvilluar biseda të ndara në telefon me homologun e tij izraelit dhe iranian, në përpjekje që të shmanget përshkallëzimi i luftës “katastrofale” në rajon.

Lami, në deklaratën pas sulmit ajror izraelit ndaj caqeve luftarake në Iran, tha se dje “ka zhvilluar biseda të rëndësishme” me ministrin izraelit Izrael Kac dhe ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, transmetojnë mediat britanike. 

“Britania e Madhe vazhdon të kërkojë qetësim të situatës dhe fund të konfliktit në Liban dhe Gazë”, tha Lami.

Ai theksoi se “lufta rajonale do të ishte katastrofale” dhe se “nuk është në interes të askujt”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR