Lamert: Me sistemin EES nuk bëhen ndryshime në rregullat për qëndrim në zonën e Shengenit
- Sistemi për hyrje dhe dalje (EES) i BE-së nuk vendos kurrfarë kërkesa në lidhje me qëndrimin e shkurtër në zonën e Shengenit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të brendshme Markus Lamert në lidhje me pohimet e shoqatës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor se EES "në thelb i lë punëtorët dhe shoferët e tyre pa punë", për shkak të bllokadave të paralajmëruara se vendkalimeve kufitare mes vendeve ballkanike dhe zonës së Shengenit për më 26 janar.
- Post By Sara Ademi
- 15:42, 19 janar, 2026
Bruksel, 19 janar 2026 (MIA) - Sistemi për hyrje dhe dalje (EES) i BE-së nuk vendos kurrfarë kërkesa në lidhje me qëndrimin e shkurtër në zonën e Shengenit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të brendshme Markus Lamert në lidhje me pohimet e shoqatës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor se EES "në thelb i lë punëtorët dhe shoferët e tyre pa punë", për shkak të bllokadave të paralajmëruara se vendkalimeve kufitare mes vendeve ballkanike dhe zonës së Shengenit për më 26 janar.
"Atë që e bën EES është të sigurojë zbatim më të mirë të rregullave të përhershme dhe zbulimit sistematik të parregullsive", tha Lamert, duke theksuar se KE me kujdes e ndjek çështjen rreth njoftimeve të transportuesve dhe është në kontakt me partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Lamert thekson se me EES-në nuk janë vendosur kurrfarë ndryshimesh në lidhje me rregullat e përhershme për qëndrim në zonën e Shengenit.
"Sipas rregullave, shtetasit e vendeve të treta pa vizë kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën e Shengenit gjithsej 90 ditë në cilëndo periudhë prej 180 ditësh. Gjithçka që është jashtë kësaj duhet të mbulohet me vizë për qëndrim të gjatë ose me leje të lëshuar nga ndonjë vend anëtar", tha Lamert.
Ai shtoi se rregullat e Shengenit u japin fleksibilitet transportuesve, veçanërisht atyre që shpesh herë e kalojnë kufirin në vendkalimin e njejtë.
"Personat që kanë leje lokale, nuk obligohen gjatë hyrjes të regjistrohen në sistemin EES. Nëse kjo bëhet gjatë kontrolleve të rastësishme kufitare ose jo, varet nga vendet anëtare në kufijtë e jashtëm, jo nga Komisioni. Rregullat për qëndrim në zonën e Shengenit janë të qarta, ato nuk kanë ndryshuar dhe kanë njëfarë fleksibiliteti të integruar", shtoi Lamert. sa/
Foto: MIA Arkivi