• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajeni: BE-ja do të "inicojë korridor humanitar deri në Gazë"

Lajeni: BE-ja do të

 Bruksel, 16 tetor 2023 (MIA)  - Bashkimi Evropian do të inicojë korridor ajror humanitar deri në Gazë, paralajmëroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni.

 "të përballur me këtë tmerr, Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare... Dhe pikërisht tani, palestinezëve në Gaza u nevojitet ndihmë humanitare", tha ajo.

 "Ata nuk mund ta paguajnë çmimin e barbarizmit të Hamasit. Dhe për këtë  komisioni paralajmëroi rritje të trefishtë të ndihmës humanitare për civilët në Gazë në 75 milionë euro (79 milionë dollarë)", informon Lajeni.

 Në kumtesë shtohet se BE-ja do të organizojë "urë ajrore humanitare deri në Gazë përmes Egjiptit". Dy fluturimet e para do të realizohen këtë javë. 

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR