• e premte, 27 dhjetor 2024

Lajen paralajmëroi konferencë të BE-së për kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

Lajen paralajmëroi konferencë të BE-së për kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

Bruksel, 24 mars 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der lajen, mbrëmë paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të organizojë konferencë për të siguruar kthimin e fëmijëve ukrainas, të cilët u dërguan në Rusi gjatë luftës.

"Ajo që po ndodh atje është një kujtim i tmerrshëm i kohërave më të errëta në historinë tonë, të dëportohen fëmijët. Ky është një krim lufte"; deklaroi Lajen në fund të ditës së parë të Samitit dyditor të BE-së në Bruksel.

Ajo shtoi se në partneritet me Kievin, së bashku me kryeministrin polak Mateush Moravjecki, nisi një iniciativë për riatdhesimin e fëmijëve "të rrëmbyer nga Rusia".

"Për këtë qëllim do të organizojmë konferencë. Duam të ushtrojmë presion ndërkombëtar për të marrë të gjitha masat e mundshme për të gjetur ata fëmijë, tha Lajen.

Ajo shtoi se qëllimi i BE-së është t'u ndihmojë organeve të KB-së dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse të marrin informacione më të mira dhe më të plota për fëmijët që u deportuan në Rusi, që përfshin edhe fëmijë që më vonë u birësuan ose u transferuan në familjet kujdestare ruse.

Javën e kaluar Gjykata ndërkombëtare penale lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin për akuzat për krime lufte për mbikëqyrjen e dëportimit të fëmijëve ukrainas.

GJNP, gjithashtu, lëshoi urdhër arresti për Marija Alekseevna Lvova-Belova, komesionere për të drejtat e fëmijëve në Zyrën e presidentit të Rusisë, për akuza të ngjashme. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR