• e premte, 08 nëntor 2024

Lajen: Në Hagë do të hapet qendër për hetim dhe grumbullim të dëshmive për krimet në Ukrainë

Lajen: Në Hagë do të hapet qendër për hetim dhe grumbullim të dëshmive për krimet në Ukrainë

Kiev, 2 shkurt 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se në Hagë do të hapet qëndër për hetim të krimeve dhe grumbullim të dëshmive për aktet e agresionit në Ukrainë.

Qendra do ta koordinojë grumbullimin e dëshmive dhe do të jetë e përfshirë në ekipin e përbashkët hetues, i cili mbështetet nga agjencia jonë "Euroxhast", bëri të ditur Lajen.

Ajo është në vizitë zyrtare në Kiev bashkë me disa përfaqësues të lartë të BE-së.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë tashmë i heton krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit lidhur me pushtimin rus në Ukrainë. Gjykata Penale mund të ndjekë nëse ka mjaftueshëm dëshmi se krimi gjenocid është kryer në Ukrainë, por nuk ka juridiksion që të ndjekë për veprat agresive të kryera nga Rusia. 

Sipas definicionit të KB-së "akt i agresionit" është "pushtimi ose sulmi nga forcat e armatosura në cilindo shtet, territor ose cilido okupim ushtarak". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR