• e premte, 27 dhjetor 2024

Lajen: Është e pamundur që të mendohet BE-ja pa Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajen: Është e pamundur që të mendohet BE-ja pa Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Madrid, 3 korrik 2023 (MIA) - Është e pamundur të mendohet që Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë jashtë BE-së dhe të mbesin nën ndikimin rus dhe kinez, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në konferencën e sotme të përbashkët për media në Madrid me kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez. 

"Duhet të fillojmë të mendojmë se si ato vende të bëhen pjesë e BE-së. Duhet të mendojmë se si t'i marrim këto vendime, çfarë mjetesh do të nevojiten. Ato janë çështje parimore para nesh, do të nevojitet kohë që të arrihet zgjidhje", theksoi Lajen. 

Me rastin e fillimit të presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së më 1 korrik, ajo shprehu pritjen që deri në fund të vitit të merren vendime për rritjen e ndihmës për Ukrainën. Lajen theksoi se buxheti i BE-së i ka siguruar tashmë Kievit 30 miliardë euro shtesë. Sipas saj, deri në vitin 2027 duhen 50.

Lajen paralajmëroi se KE-ja së shpejti do të propozojë masa ligjore që të mundësohet shfrytëzimi i pasurisë së konfiskuar ruse për mbështetje të Ukrainës. 

"Është me rëndësi që bota të shohë se krimet e tilla të tmerrshme nuk mund të mbeten pa ndëshkuar", theksoi Lajen. 

Ajo theksoi se presidenca spanjolle duhet të punojë në përgjigje të shpejtë për furnizim të përbashkët publik të municionit për Ukrainën. Lajen shfaqi shpresë se deri në fund të vitit ose pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshje për ndryshim të legjislacionit për emigrantë. 

Kryeministri Sançez si katër detyra kryesore për presidencën spanjolle i theksoi mbështetjen për Ukrainën sigurimin e sigurisë ekonomike të BE-së, vazhdimin e tranzicionit energjetik dhe çështjet emigruese. 

"Shpresoj në paqe sa më shpejtë që është e mundur. Do ta mbështesim Ukrainën në çfarëdo lloj mënyre në rrugën e saj drejt BE-së. Do të mbesin me Ukrainën deri në fitoren e saj", deklaroi Sançez. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR