• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçaku paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për dinarin

Lajçaku paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për dinarin

Beograd, 23 prill 2024 (MIA) - I dërguari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, sot deklaroi se pret që bisedimet e ardhshme mes kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel të bazohen në "ide shumë konkrete", duke vlerësuar se gjatë raundit paraprak të dialogut, hendeku mes palëve është ulur. 

Lajçaku në Fejsbuk njoftoi, pa precizuar datë, se do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me përdorimin e dinarit, siç shtoi, ende ka dallime të caktuara mes palëve pas takimit paraprak nga 18 prilli. 

Duke e përmbledhur javën e kaluar, në të cilën qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë dhe Slloveni, ai deklaroi se nga Bosnja e Hercegovina është kthyer në Bruksel me qëllim që t'i vazhdojë përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit të "gjejë mjedis" lidhur me të a.q. "çështjen e dinarit". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR