• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçaku në Nju Jork bisedoi me Gutereshin dhe Fransisin për situatën në Ballkanin Perëndimor

Lajçaku në Nju Jork bisedoi me Gutereshin dhe Fransisin për situatën në Ballkanin Perëndimor

Nju Jork, 10 maj 2024 (MIA) - Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka biseduar në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh dhe kryetarin e sesionit të 78-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, Denis Fransis.

Temë e bisedimeve ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe puna e ardhshme e Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

Lajçak ka informuar Gutereshin për punën e tij dhe se vlerëson mirëkuptimin e Gutereshit për zhvillimet e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

“Kam pasur rastin ta informoj për punën time dhe i jam mirënjohës për interesimin e tij të madh dhe mirëkuptimin e thellë të zhvillimit të ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcaku mbrëmë në platformën X.

Lajçak deklaroi se biseda me Fransisin ka qenë e dobishme dhe në kohën e duhur, kur Ballkani Perëndimor është më i përfaqësuar se më parë në agjendën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

Pas takimit, Fransis shkroi në rrjetin X se ka diskutuar me Lajçakun për seancën e ardhshme të Asamblesë së përgjithshme duke përfshirë draft-rezolutën për Srebrenicën.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR