• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lajçaku në Bruksel u takua me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit për qarkullimin e dinarit në Kosovë

Lajçaku në Bruksel u takua me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit për qarkullimin e dinarit në Kosovë

Beograd, 25 mars 2024 (MIA) - Në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së filloi takimi trilateral i kryenegociatorëve në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ku morën pjesë edhe ekspertë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Delegacioni nga Prishtina i udhëhequr nga Besnik Bislimi dhe delegacioni i Beogradit i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën, filluan bisedimet pa takime paraprake të ndara dypalëshe me ndërmjetësuesin evropian Mirosllav Lajçak.

Temë e bisedës duhet të jetë vendimi i Prishtinës për transaksionet me para të gatshme, qarkullimi, pra për ndalesën e shfrytëzimit të dinarit në Kosovë.

Takimi paraprak si pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit u mbajt në Bruksel më 19 mars, ndërsa Petkoviq pas takimit deklaroi se delegacioni i Beogradit ka insistuar së pari formimin e AKS-sëm ndërsa e dyta kryesisht çështja e vendimit të Prishtinës për heqjen e dinarit.

Pas atij takimi, Lajçak në rrjetin social X deklaroi se me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe për ndikimin e vendimit ndaj transaksioneve të gatshme.

"Ishte e rëndësishme të vërtetohen disa fakte dhe ne ramë dakord që të hënën në Bruksel të vazhdojmë diskutimin tonë për këtë çështje në bazë të propozimeve konkrete dhe realiste që palët pritet t'i paraqesin paraprakisht", tha Lajçak pas atij takimi.

Lajçak vlerësoi se progresi është arritur kur serbët në veri të Kosovës kanë filluar procedurën për përsëritjen e zgjedhjeve në katër komuna në veri. Ai tha se beson se nuk ka rrezik për një konflikt të ri në rajonin e Ballkanit, megjithëse ka tensione, por se nuk ka potencial për konflikte dhe tregoi se misionet ndërkombëtare janë të dislokuara si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai vlerësoi se atmosfera në Bruksel ka ndryshuar dhe se BE-ja i ka hapur dyert për zgjerim, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR