• e premte, 27 dhjetor 2024

Lajçaku dhe Eskobari sonte në takim me Kurtin në Prishtinë, nesër në Beograd me Vuçiqin

Lajçaku dhe Eskobari sonte në takim me Kurtin në Prishtinë, nesër në Beograd me Vuçiqin

Prishtinë, 5 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t'i presë sot të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të dërguarin e posaçëm të presidentit Xho Bajden për Ballkanin, Gabriel Eskobar, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas kumtesës së shërbimit për informim të Qeverisë, Kurti do të takohet me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së në kabinetin e tij në orën 20. Për nesër paradite është paralajmëruar takim i dy diplomatëve edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Qëllimi i vizitës së Lajçakut dhe Eskobarit është gjetja e zgjidhjes për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku serbët e atjeshëm më shumë se një javë protestojnë kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat e atjeshme në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të cilat popullata e atjeshme serbe i bojkotoi. 

Me qëllim të qetësimit të situatës në atë pjesë të Kosovës, e banuar me popullatë shumicë serbe, ndërmjetësuesi evropian dhe amerikan nesër do të udhëtojnë për në Beograd, ku, mes tjerash, pritet të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR