• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak: Zgjidhja e çështjes për përdorimin e dinarit në Kosovë mund të arrihet me kompromis

Lajçak: Zgjidhja e çështjes për përdorimin e dinarit në Kosovë mund të arrihet me kompromis

Beograd, 14 maj 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, mbrëmë ka shprehur bindje se mund të arrihet zgjidhje e përkohshme e qëndrueshme për çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovës, "me fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët".

"Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i bindur se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët", ka shkruar Lajçak në Fejsbuk.

Ai paralajmëroi se do ta vizitojë Finlandën, pas "javës së ngarkuar në SHBA", ku, siç tha, ka pasur biseda të rëndësishme, të dobishme dhe të hollësishme me përfaqësues të Departamenti të Shtetit, Këshillit  për siguri kombëtare dhe të KB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR