• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lajçak: Statuti i AKS është imagjinuar so dokument i brendshëm i Kosovës, nuk nevojitet nënshkrimi i Serbisë

Lajçak: Statuti i AKS është imagjinuar so dokument i brendshëm i Kosovës, nuk nevojitet nënshkrimi i Serbisë

Prishtinë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - I dërguar i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka dhënë detaje pse nuk po përfillen kërkesat e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë draftstatutin Asociacionit për Komunat me shumicë serbe.

Sipas Lajçakut, një gjë e tillë nuk po bëhet për shkak se draftstatuti i Asociacionit nuk është marrëveshje ndërkombëtare, por dokument i brendshëm i shtetit të Kosovës.

“Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, ka thënë Lajçak për Gazetën Expres.

Më tej, Lajçak ka thënë se ai së bashku me ekipin e tij janë duke punuar fort që t’i adresojë kërkesat nga palët, në mënyrë që të arrihet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq e kanë pranuar në parim draft-statutin e Asociacionit. Për shkak të Kapitullit 35, fundi i janarit 2024 është afati për formalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Por, deri më tash, asnjëra palë nuk ka lëvizur drejt zbatimit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR