• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lajçak sot në Kosovë në përpjekje për të rivendosur dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit

Lajçak sot në Kosovë në përpjekje për të rivendosur dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit

Prishtinë, 6 shtator 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot pritet të udhëtojë në Prishtinë për një përpjekje të re për të rivendosur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç deklaroi Lajçak javën e kaluar, qëllimi i vizitës së tij është përgatitja e një takimi në nivel të negociatorëve kryesor midis dy vendeve në kuadër të dialogut që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Këtë herë, sipas burimeve nga Brukseli, pas Prishtinës Lajçaku nuk do ta vizitojë Beogradin.

Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin e sigurisë Globsek në Pragë, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka përsëritur thirrjet për autoritetet e Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që sipas Unionit mund të rrisë tensionet në veri të vendit i populluar me shumicë serbe.

"Ne angazhohemi me partnerët tanë në Kosovë dhe u dërgojmë atyre mesazhe dhe shpresojmë që më në fund të mund t'i zgjidhim këto çështje aty ku e kanë vendin, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian", deklaroi dje Stano. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR