Lajçak: Serbia sipas marrëveshjes nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
- Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Mirosllav Lajçak tha se marrëveshja ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Sara Ademi
- 19:46, 21 mars, 2023
Beograd, 21 mars 203 (MIA) - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Mirosllav Lajçak tha se marrëveshja ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
"Tashmë të dyja palët duhet t'i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", tha Lajçak në intervistë për radion Evropa e Lirë (REL) dhe Juronjuz Serbi.
Këtu përfshihet edhe neni katër, në të cilin thuhet se Serbia nuk do të kundërshtohet në anëtarësimin e Kosovës në asnjërën nga organizatat ndërkombëtare", theksoi Lajçak dhe shtoi se Kosova ka obligim menjëherë të fillojë me zbatimin e marrëveshjes lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Lajçak pranoi se në parim BE-ja ka pasur plan më ambicioz, i cili përfshin nënshkrimin e marrëveshjes dhe draft-aneksin me korniza dhe detyra të qarta kohore.
Sipas tij, nuk ishte e mundur që liderët të dakordohen për çdo pikë, ndërsa ka pasur edhe refuzim të presidentit serb ta firmosë dokumentin, kështu që propozimi origjinal u ndryshua.
Lajçak paralajmëroi shumë shpejtë një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të fillojë me punë në implementimin e dispozitave të marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër.
Çështja e cila shpesh herë është përmendur në diskursin publik ishte nënshkrimi i marrëveshjes", tha Lajçak dhe sqaroi se propozimi i BE-së si ndërmjetësues ishte të nënshkruhen dokumentet.
Ai theksoi se kjo do të thotë që ky dokument është detyrues, zyrtar dhe formal, kështu që të gjitha spekulimet se a është i vlefshëm apo jo janë të pakuptimta.
Ai sqaroi se do të formohet Komiteti i përzier i cili do të ndjekë, vlerësojë dhe raportojë për zbatimin, ndërsa me të do të kryesojë BE-ja. sa/