• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak për takimin trepalësh: U dakorduam për një sërë hapash të ardhshëm

Lajçak për takimin trepalësh: U dakorduam për një sërë hapash të ardhshëm

Beograd, 3 korrik 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak dje kumtoi se në takimin trepalësh të delegacioneve të Beogradit të udhëhequr nga drejtori i Zyres për Kosovë, Petar Petkoviq, dhe të Prishtinës, të udhëhequr nga Besnik Bislimi dhe delegacionit të BE-së u bisedua për një numër të madh temash dhe se palët arritën marrëveshje për "shumë hapa të ardhshëm", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Pas mbi shtatë orëve përfunduan takimet me kryenegociatorët, Biseduam për tema të ndryshme me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin dhe dakorduam shumë hapa të ardhshëm", shkroi Mirosllav Lajçak në rrjetin X. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR