• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lajçak për sot në Bruksel thirri vazhdim të ri të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajçak për sot në Bruksel thirri vazhdim të ri të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës

Beograd, 2 korrik 2024 (MIA) - Në Bruksel sot do të mbahet raund i ri i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel të kryenegociatorëve.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, deklaroi se do të thërrasë takim të kryenegociatorëve të të dyja palëve me qëllim të që përpunohen hapa konkret për zhbllokim të implementimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Lajçak më Fejsbuk përkujtoi se ai dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, javën e kaluar ishin nikoqirë të kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në takim në suaza të dialogut Prishtinë-Beograd.

"Për fat të keq, nuk pamë kurfarë përparimi në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si çdoherë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do t'i thërras kryenegociatorët të përpunojnë hapa konkret për zhbllokim të implementimit të Marrëveshjes", theksoi mbrëmë Lajçak në Fejsbuk. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR