• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak njoftoi një javë dinamike në Davos, duke theksuar përparimin në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Lajçak njoftoi një javë dinamike në Davos, duke theksuar përparimin në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Beograd, 15 janar 2024 (MIA) - I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak deklaroi se po përgatitet për një javë dinamike gjatë së cilës do të marrë pjesë në mbledhjen e 54-të vjetore të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku do të marrë pjesë në disa panele dhe do të ketë takime të shumta dypalëshe.

Në rishikimin e tij të javës së kaluar të postuar në Fejsbuk mbrëmë, Lajçak tha se në një konferencë për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel të mërkurën, ai vuri në dukje përparimin në dialog që nga prezantimi i mëparshëm në tetor.

Ai tha se të dyja palët zyrtarisht i njohën targat e njëra tjetrës dhe hoqën tërësisht regjimin me letrat ngjitëse, që e vlerësoi si "një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

"Një progres i rëndësishëm gjtihashtu është arritur edhe në zbatimin e hartës udhërrëfyese energjetike", shtoi Lajçak.

Ai tha se në fillim të javës së parë të punës të Vitit të Ri ka vizituar Parisin, ku ka pasur shumë takime konstruktive dhe kyçe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në  Presidencë.

"Qëllimi kryesor është sinkronizimi i përpjekjeve me kolegët e mi francezë dhe vendosja e themeleve për muajt e ardhshëm," shkroi Lajçak, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen "e fortë dhe të vazhdueshme" të Francës për përpjekjet për të lehtësuar dialogun e udhëhequr nga BE dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të frytshëm.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano paraprakisht deklaroi se Lajçak do të ketë takime të veçanta me kryeministrrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, por se nuk do të ketë takim të përbashkët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR