• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak nesër në Beograd në takim me Vuçiqin

Lajçak nesër në Beograd në takim me Vuçiqin

Beograd, 29 gusht 2023 (MIA) - Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, nesër do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të përgatitjeve për takimin  e radhës të nivelit të lartë në dialogun e Brukselit.

Nga kabineti i Vuçiqit nuk kumtojnë se cilat do të jenë temat e bisedës. Pas takimit nuk është planifikuar që dy zyrtarët të drejtohen para mediave.

Lajçak dje publikoi se në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it ka pasur një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të nivelit të lartë, i cili duhet të mbahet në shtator.

“Tema kryesore e bisedës sonë ishte përgatitja e takimit të ardhshëm të dialogut të nivelit të lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e paralajmërimit të BE-së të datës 3 qershor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin “X”, ish Tuiteri.

Më 3 qershor, BE-ja publikoi se pret që Kosova dhe Serbia të sillen me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR