• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lajçak: Në Bruksel sot janë sqaruar hollësira të rëndësishme për përdorimin e dinarit në Kosovë

Lajçak: Në Bruksel sot janë sqaruar hollësira të rëndësishme për përdorimin e dinarit në Kosovë

Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak deklaroi se raundi i sotëm i negociatave për përdorimin e dinarit në Kosovës ka qenë i gjatë, por se janë sqaruar hollësira të rëndësishme.

Ai në publikimin në platformën X ka shkruar se përfaqësues të Prishtinës dhe Beogradit i kanë parashtruar propozimet e tyre për zgjidhje të çështjes për përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

"Bisedat tona të gjata ndihmuan për të sqaruar disa hollësira të rëndësishme. U dakorduam që javën e ardhshme përsëri të takohemi me ambicje për të gjetur zgjidhje", ka shkruar Lajçak.

Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq sot 3,5 orë kanë biseduar me Lajçakun për vendimin për ndalesën e përdorimit të dinarit në Kosovë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR