• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lajçak e potencoi rëndësinë e takimit të 2 majit në kuadër të dialogut Prishtinë - Beograd

Lajçak e potencoi rëndësinë e takimit të 2 majit në kuadër të dialogut Prishtinë - Beograd

Bruksel, 29 prill 2023 (МИА) - I dërguari special i BE-së për dialogun Prishtinë - Beograd, Mirosllav Lajçak e potencoi rëndësinë e samitit të ardhshëm si phesë e dialogut më 2 maj, duke potencuar se kjo do të paraqesë "hap vendimmarrës përpara" dhe se është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund ta "përkeqësojnë atmosferën".

Lajçak në mesazhin e mbrëmshëm në Tuiter shkroi se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e forumit Delfi në Greqi, e ka potencuar rëndësinë e takimit më 2 maj si pjesë e dialogut.

"Ky do të jetë hap vendimmarrës përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çfarëdo aksioni që mund ta përkeqësonte atmosferën", tha ai.

Në panel diskutimin e mbrëmshëm në Delfi ai e potencoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksit të dakorduar më 18 mars në Ohër, për stabilitetin e të gjithë rajonit.

"Në panel diskutimin për dialogun dhe integrimin në BE në formumin Delfi, e potencova rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksin e 18 marsit për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit", shkroi Lajçak.

foto Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR