• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak e ka përshëndet vendimin për tërheqjen e 25 për qind të policisë së Kosovës

Lajçak e ka përshëndet vendimin për tërheqjen e 25 për qind të policisë së Kosovës

Prishtinë, 3 gusht 2023 (MIA) - I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur vlerësimin e përbashkët mes Policisë së Kosovës, EULEKS-it dhe NATO-s për situatën në veri.

"Ky vlerësim është në përputhje me dakordimin në Bratislavë mes tij dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Tuiter.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se në takim është vlerësuar se gjendja e sigurisë në dhe rreth objekteve në komunat në veri është e mirë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR