• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak: Duhet të shfrytëzohet hovi politik në zgjerimin e BE-së

Lajçak: Duhet të shfrytëzohet hovi politik në zgjerimin e BE-së

Bruksel, 22 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak ka vlerësuar se duhet të shfrytëzohet hovi politik në zgjerimin e BE-së.

Duke bërë përmbledhje për javën e kaluar, Lajçak mbrëmpë në Fejsbuk publikoi se javën e kaluar ka qenë në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, ku ka qenë bashkëmoderator i dialogut tradicional për diplomacinë pëndimore ballkanike ku u debatua për pritjet dhe prioritetet në rajon dhe BE lidhur me zgjerimin.

“Si bashkëmoderator, ndava vëzhgimin se ka një entuziazëm të konsiderueshëm nga partnerët lindorë, por edhe skepticizëm nga Ballkani Perëndimor. Momenti aktual i zgjerimit është real, por, siç e dimë mirë në politikë, nuk zgjat përgjithmonë. Prandaj, tani pyetja kryesore është nëse do të jemi në gjendje ta kthejmë atë momentum në një cilësi të re zgjerimi apo do të humbasë përgjithmonë”, ka shkruar Lajçak.

Ai tha se, si gjithmonë, Davos është dëshmuar të jetë një platformë e paçmuar për t'u lidhur me miqtë, kolegët, partnerët nga rajoni dhe më gjerë.

“Bisedimet tona mbuluan të gjithë spektrin e ngjarjeve të rëndësishme që priten këtë vit, në Ballkanin Perëndimor, si dhe në skenën botërore”, theksoi Lajçak.

Ai thotë se tani është koha për t'u fokusuar plotësisht në hapat e ardhshëm në dialog.

Lajçak theksoi se takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, i mbajtur javën e kaluar në Davos, ku këtë herë fokusi ishte rikthimi i besimit, shënoi fillimin e vitit diplomatik, duke sjellë së bashku liderë nga qeveritë, biznesi dhe shoqëria civile nga e gjithë bota, të cilët kanë diskutuar "për sfidat më të ngutshme me të cilat përballen të gjitha shoqëritë". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR