• e martë, 02 korrik 2024

Lajçak: Dialogu Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të hënën, liderët do të duhet të merren me marrëveshjen

Lajçak: Dialogu Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të hënën, liderët do të duhet të merren me marrëveshjen

Bruksel, 19 mars 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit , Mirosllav Lajçak, sot paralajmëroi se të hënën e ardhshme në Brukssel do të vazhdojnë diskutimet për vendimin për transaksionet e gatshme në Kosovë.

Ai në rrjetin social X kumtoi se sot me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, Besnsik Bislimi dhe Petar Petkoviq ka bieduar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe për ndikimin e vendimit ndaj transaksioneve të gatshme.

"U dakorduam të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, përderisa liderët do të duhet të merren me Marrëveshjen", shkroi ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR