• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçak: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet lart në agjendën evropiane

Lajçak: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet lart në agjendën evropiane

Bruksel, 23 janar 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës  dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se ka biseduar me ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Ata diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord se është thelbësore që rajoni të mbetet lart në agjendën evropiane.

"Javën e nisa me një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, para mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Jashtme. Ne e informuam njëri-tjetrin për udhëtimet tona të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe ramë dakord se është thelbësore që rajoni të mbetet lart në agjendën tonë evropiane", theksoi Lajçak. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR