• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lagard: Të dhënat e qershorit janë kyçe për vendimin e normës së interesit

Lagard: Të dhënat e qershorit janë kyçe për vendimin e normës së interesit

Frankfurt, 20 mars 2024 (MIA) - Të dhënat nga qershori do të jenë kyçe për vendimin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për uljen eventuale të normave të interesit, deklaroi sot kryetarja e BQE-së, Kristina Lagard.

"Deri në qershor do të kemi një sërë projeksionesh, që do të konfirmojnë nëse tendenca e inflacionit që parashikuam në parashikimin tonë të marsit mbetet në fuqi", deklaroi sot kryetarja e BQE-së, Kristina Lagard në Frankfurt.

Ajo deklaroi se BQE-ja "do të dijë pak më shumë deri prill dhe shumë më tepër deri në qershor", kur bëhet fjalë për uljet potenciale të normave të interesit, njofton Si-En-En.

Sipas saj, banka do të vlerësojë të kriteret për vendimin për normat e interesit, e ato janë perspektiva për inflacionin, dinamika e inflacionit bazë dhe fuqia e transmetimit monetar.

Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane beson se trendi i uljes së inflacionit në eurozonë do të vazhdojë dhe se ai do të arrijë 2,3 për qind në vitin 2024 dhe do të bie në dy për qind në vitin 2025 dhe 1,9 për qind në vitin 2026. rq/bsh/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR