• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lagard: Normat e interesit në Eurozonë me siguri do të fillojnë të ulen

Lagard: Normat e interesit në Eurozonë me siguri do të fillojnë të ulen

Bruksel, 12 janar 2024 (MIA) - Norma e interesit në Eurozonë e ka arritur pikën e saj më të lartë dhe me siguri nuk do të vazhdojnë të rritet, por do të fillojë të ulet, e datë nuk mund të japë, deklaroi kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard në intervistë për televizionin francez, Frans 2.

"Nuk mund të japë datë. Nëse e fitojmë betejën me inflacionin dhe nëse jemi të sigurtë se inflacioni do të jetë dy për qind, atëherë normat e intersit do të zvogëlohen", tha Lagard.

Pas rritjes së shpejtë të inflacionit në Eurozonë, të inicuar nga rritja e çmimeve të energjensave, të shkaktuar nga pushtimi rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, BQE ka ndërmarrë masa të ashpra për qetësimin e tij me rritjen drastike të normës së vet themelore të interesit, e cila është në nivelin rekord prej katër për qind.

"Pasi inflacioni ka arritur vlera dyshifrore nga fundi i vitit 2022, si rezultat të masave të ECB-së dhe ritmit të ngadalsuar të çmimeve konsumatore, gjatë vitit të kaluar shkalla e inflacionit u zvogëlua dhe muajin e kaluar është vendosur në 2,9 për qind, që edhe më tej është mbi qëllimin e vendosur të Bankës Qendrore prej dy për qind. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR