• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lagard: BQE do t'i rrisë normat e interesit që ta ulë inflacionin

Lagard: BQE do t'i rrisë normat e interesit që ta ulë inflacionin

Frankfurt, 5 qershor 2023 (MIA) - Drejtoresha e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard deklaroi sot se goditjet e çmimeve janë "të fuqishme" dhe theksoi se BQE do t'i rrisë normat e interesit mjaftueshëm që ta ulë inflacionin dhe do t'i mbajë "aq sa ka nevojë". 

"Vendimet tona të ardhshme do të garantojnë që normat referente të interesit të sillen në nivelet të cilat janë mjaft restriktive që të arrihet kthimi me kohë i inflacionit në qëllimin tonë afatmesëm prej dy për qind. Normat e interesit do të ruhen në ato nivele aq gjatë sa është e nevojshme", tha Lagard. 

Ajo theksoi se inflacioni është barra më e madhe për njerëzit e rëndomtë, veçanërisht për ata të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe pjesën më të madhe të të ardhurave i shpenzojnë për ushqim dhe energji. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR