• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lagard: BEQ do të vazhdojë t'i ulë normat e interesit

Lagard: BEQ do të vazhdojë t'i ulë normat e interesit

Vilnus, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard sot deklaroi se politikëbërësit në Eurozonë plotësisht do t'i ulin normat e interesit nëse inflacioni vazhdon të bjerë në rrugën e tij drejt qëllimit të BQE-së prej dy për qind. 

"Nëse të dhënat hyrëse vazhdojnë të konfirmojnë bazën tonë, drejtimi i udhëtimit është i qartë dhe ne presim të ulim më tej normat e interesit", tha Lagard në fjalimin në Bankën e Lituanisë.

BQE uli sërish normat javën e kaluar pasi inflacioni dukej se ishte nën kontroll, ndërsa ekonomia e Eurozonës tregoi shenja dobësie.

Lëvizja e një të katërtës së pikës ishte ulja e tretë e Bankës Qendrore me seli në Frankfurt dhe e katërta nga qershori. 

"Edhe pse ende nuk jemi atje, jemi afër arritjes së qëllimit tonë për inflacion prej dy për qind", tha Lagard. 

Inflacioni në Eurozonë ishte 2,3 për qind në nëntor, ndërsa më i larta ishte mbi 10 për qind në fund të vitit 2022. Dhe në projeksionet e reja ekonomike të publikuara javën e kaluar, BQE njoftoi se pret që norma e inflacionit të ulet në 2,1 përqind në vitin 2025 dhe në 1,9 përqind në vitin 2026. qa/

Foto: BQE

 

QËNDRONI TË LIDHUR