• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lagështia rekord e lartë e ajrit mbi 95 për qind në Stamboll, në rajonin Hataj temperatura mbi 40 gradë u ndje si 62 gradë Celsius

Lagështia rekord e lartë e ajrit mbi 95 për qind në Stamboll, në rajonin Hataj temperatura mbi 40 gradë u ndje si 62 gradë Celsius

Ankara, 21 korrik 2024 (MIA) - Banorët e Stambollit kanë kaluar një natë të vështirë për shkak të lagështisë rekord të lartë. Në shumë zona të qytetit ishte mbi 95 për qind, raporton televizioni turk NTV.

Temperatura mesatare e matur mbrëmë në metropolin turk ka qenë 28.3 gradë.

Lagështia e lartë rekord është matur në zonën Atashehir në pjesën aziatike të qytetit – 99 për qind, njofton NTV.

Një pjesë e madhe e banorëve të zonës nuk kanë mundur të flenë mbrëmë për shkak të kushteve të vështira klimatike.

Lagështia e lartë mbi 95 për qind është vërejtur edhe në rajonet e Beshiktash, Bejoglu, Çatalxha, Kjagutane, Sarijer, Silivri, Shishli, Jumranije.

Ndërkohë gazeta "Miliet" bën me dije për një rekord temperaturash në qarkun Hataj (Turqia Jugore, në kufi me Sirinë), ku për shkak të lagështisë së lartë ditën e djeshme, temperatura mbi 40 gradë është ndjerë si 62.3 gradë Celsius. Situata më e rëndë ka qenë dje në qytetin e Arsuzit, ku lagështia ka qenë mbi 90 për qind.

"Millet" shkruan se për shkak të vapës së djeshme, asfalti ka nisur të shkrihet në shumë vende të Turqisë, përfshirë edhe rajonin veriperëndimor të Bursës. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR