• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lëshohet në përdorim qendra hapësinore në Bundesver

Lëshohet në përdorim qendra hapësinore në Bundesver
Berlin, 13 korrik 2021 (MIA) - Forcat e armatosura gjermane sot e lëshuan në përdorim qendrën e tyre hapësinore, e cila gjendet në bazën e provincës Rajna- Veriore Vestfalia. "Hapësira u bë infrastrukturë kritike e cila duhet të mbrohet", deklaroi ministrja e Mbrojtjes Anerget Kramp Karenbauer në ceremoninë e hapjes së qendrës. Detyra e tij bazë do të jetë t'i mbrojë gjashtë satelitët ushtarak gjerman në orbitë, ta ndjekë mbetjen hapësinore dhe t'i analizojë aktivitetet e inteligjencës së shteteve tjera në hapësirë", publikoi Dojçe vele. Rreth 80 persona janë angazhuar në aktivitete në qendrën hapësinore, ndërsa numri i tyre duhet të rritet në 250. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR