• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lëndohen tre pjesëtarë të forcave paqesore të KB-së në tampon zonën e Qipros

Lëndohen tre pjesëtarë të forcave paqesore të KB-së në tampon zonën e Qipros

Nikozi, 28 gusht 2023 (MIA) - Tre pjesëtarë të forcave paqesore të Kombeve të Bashkuara (UNFIKIP) janë lënduar në incidentin në tampon zonën në Qipro, ka thënë zëdhënësi i misionit Alim Sidik për agjencinë qipriote të lajmeve CNA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sidik sqaroi se dy nga paqesorët janë lënduar rëndë, prej të cilëve njëri në kokë, ndërsa të tre janë hospitalizuar.

Në mënjges ka ndodhur incident në tampon zonën e Qipros në rajoni Pila, kur turqit qipriotë me buldozerë këtë mëngjes i kanë sulmuar automjetet e forcave paqesuajtëse të Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë tentuar të parandalojnë punë të paautorizuara ndërtimore në rrugët në këtë zonë, ndërsa incidentin e kanë dënuar si nga UNFIKIP, ashtu edhe nga BE-ja dhe qeveritë qipriote dhe greke. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR