• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kuvendi izraelit e rinovoi ligjin që ndalon bashkim të familjeve palestineze

Kuvendi izraelit e rinovoi ligjin që ndalon bashkim të familjeve palestineze

Jerusalem, 7 mars 2023 (MIA) - Kuvendi izraelit të hënën e miratoi vazhdimin për edhe një vit të ligjit të përkohshëm me të cilin është penguar bashkimi i familjeve palestineze.

Ligji ka të bëjë me bashkimin e familjes dhe e bllokon të drejtën automatike të shtetësisë izraelite, gjegjësisht qëndrimin në atë vend për palestinezët në bazë të martesës me shtetas izraelitë, transmeton Anadolli.

Rinovimi i ligjit është miratuar me 20 vota "për" përkundër nëntë "kundër", theksohet në kumtesën e Kuvendit.

Ai ligj, i miratuar në vitin 2003 gjatë Intifadës së dytë, kryengritjes palestineze kundër okupimit, rinovohej për çdo vit.

Ligji kryesisht ka të bëjë me palestinezët të cilit jetojnë në Jerusalemin Lindor ose Izrael dhe të cilët janë të martuar me palestinezë nga Bregu Perëndimor ose Gaza. Ligji iu ndalon atyre familjeve të marrin leje për qëndrim në Izrael.

Sipas ligjit, ministri i Punëve të Brendshme nuk guxon t'i japë shtetësi ose qëndrim në Izrael asnjë shtetasi të Irakut, Iranit, Sirisë dhe Libanit.

Sipas organizatave joqeveritare palestineze dhe izraelite, ka mijëra familje palestineze në të cilat zbatohet ky ligj. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR