• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi i ri holandez dha betimin, dy javë pasi që Vilders fitoi në zgjedhjet

Kuvendi i ri holandez dha betimin, dy javë pasi që Vilders fitoi në zgjedhjet

Hagë, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Përbërja e re e Dhomës së poshtme të parlamentit holandez ka dhënë sot betimin - dy javë pas fitores zgjedhore të partisë ekstreme të djathtë të Gert Vilders, i cili jehoi në mbarë Evropën.

Megjithatë, bisedimet për formim të koalicionit të ri qeveritar ende janë në fazë të hershme. 

Grupi special punues vazhdon të bisedojë me liderët e partive, të cilët në fund mund të krijojnë koalicion për shkak të formimit të qeverisë së ardhshme të Holandës.

Vendi tani drejtohet nga koalicioni prej katër partive të kryesuar nga kryeministri Mark Rute.

Përbërja e re e dhomës së poshtme të parlamentit holandez është i përbërë nga 15 parti të ndryshme dhe për 67 nga 150 deputetë, ky është mandati i tyre i parë në shtëpinë ligjvënëse. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR