Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akciza
- – Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 23-të, i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akcizat dhe të Ligjit për kulturën dhe e miratoi Vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
- Post By Fitore Curri
- 16:59, 18 dhjetor, 2024
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 23-të, i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akcizat dhe të Ligjit për kulturën dhe e miratoi Vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Deputetët e miratuan edhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financimin e rivendosjes së serishme mjedis i përbashkët i përhershëm në bllokun 17 të Muzeut Shtetëror Aushvic – Birkenau.
Në mbledhje ishte vlerësuar se janë të pranueshme dhe se mund të jepen në lexim të mëtutjeshëm të dytë: Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror të Popullatës , Propozim-ligji për libra në shkollë fillore dhe të mesme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për disiplinë financiare, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për taksat administrative, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për procedurë tatimore, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë botuese, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuale, Propozim-ligji për Kornizë Kombëtare të kualifikimeve dhe Propozim-ligji për përfundimin e vlefshmërisë të Ligjit për themelimin e agjencisë kombëtare për teknologji bërthamore.
Kuvendi në leximin e mëtutjeshëm të dytë ka ndjekur edhe shumë propozim-ligje nga sfera e kulturës: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit Manastir trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit Ohër trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtari filmike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për muzetë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit Kratovë trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e njësisë kulturore Krushevë trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.
Vijon debati për pikat e tjera nga gjithsej 65 të cilat janë në rend dite të seancës së 23-të. fc/
Fotografia: Printskrin