• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kushtet e papërshtatshme të motit në Rripin e Gazës e rëndojnë edhe më shumë jetën e refugjatëve palestinezë

Kushtet e papërshtatshme të motit në Rripin e Gazës e rëndojnë edhe më shumë jetën e refugjatëve palestinezë

Gazë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Përderisa Izraeli vazhdon ta bombardon Gazën, palestinezët, të cilët duhej t'i lëshonin shtëpitë e tyre, luftojnë të mbijetojnë në kampet e refugjatëve ku jetët e tyre edhe më shumë janë rënduar nga kushtet e papërshtatshme të motit, shkruan Anadollia.

Refugjatët palestinezë të cilët jetojnë në tendat e vendosura në afërsi të spitalit Al Aksa në qytetin Dejr al Ballah në Rripin e Gazës përballen me shi të rrëmbyeshëm dhe mot të ftohtë gjatë ditëve të fundit. 

Reshjet i shndërruan rrugët në baltë, ndërsa shumë tenda janë vërshuar.

Një numër i madh i palestinezëve, veçanërisht fëmijët, mbijetojnë në kushte të vështira, pa kushte themelore për jetë, ndërsa përhapja e sëmundjeve në kampet e refugjatëve përfaqëson kërcënim tjetër për shëndetin e tyre. 

Familjet po bëjnë përpjekje të gjejnë ushqim dhe ujë që fëmijët e tyre të mbijetojnë, ndërsa shumica e tyre nuk kanë roba dhe këpucë adekuate për kushtet momentale të motit. 

Izraeli e vazhdoi ofensivën e tij ushtarake mbi Rripin e Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të armëpushimit humanitar njëjavor të arritur me grupin palestinez Hamas.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, 18.412  palestinezë janë vrarë, ndërsa më shumë se 50.100 janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore ndaj enklavës nga 7 tetori pas sulmit të Hamasit, në të cilin ishin vrarë 1.200 izraelitë, kryesisht civilë. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR