• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kush ishte Ebrahim Raisi?!

Kush ishte Ebrahim Raisi?!

20 maj 2024

Ebrahim Raisi, president iranian ultrakonservativ, që parashihej të bëhet lideri i ardhshëm suprem i vendit, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Një helikopter, në të cilin ka qenë Raisi dhe ministri për Punë të Jashtme është rrëzuar në terren malor në veriperëndim të Iranit, më 19 maj, teksa ka qenë duke u kthyer nga një vizitë prej Azerbajxhanit fqinj ku për pasojë të gjitha anëtarët në bord kanë vdekur.

Raisi, figurë e afërt për kohë të gjatë me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei ka qenë më parë shef i gjyqësorit, kur dyshohet të ketë luajtur rol kyç në një prej kapitujve më të errët të Republikës islamike.

Kleriku i linjës së ashpër do të kujtohet për mbikëqyrje të shtypjes brutale të protestave të pashembullta të vitit 2022 dhe ashpërsimit të ligjeve të lidhura me moralin.

Qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, kur forcat qeveritare i kanë shtypur protestat e atij viti, të cilat kanë përbërë sfidën më të madhe në dekada për udhëheqësit klerikë.

Raisi e ka mbrojtur shtypjen e protestave dhe i ka akuzuar qeveritë e huaja dhe grupet opozitare për nxitje të marsheve.

Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se presidenca e Raisit është shënuar prej tërmeteve në rritje shoqërore dhe politike dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Perëndimin.

“Udhëheqësia e tij e reflekton një trend të politikbërjes gjithnjë e më të izoluar në krye të Iranit, pasi kështu konsolidohet kontrolli ultrakonservativ”, ka thënë ai.

Atëherë, Raisi ka siguruar 38 për qind të votave.

Dy vjet më vonë, Hamnei është emëruar shef i gjyqësorit të Iranit.

Të njëjtin vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar Raisin dhe tetë persona tjerë që përbëjnë rrethin e ngushtë të Hamneit.

Raisi ka garuar për herë të dytë për president më 2021, në procesin zgjedhor që është konsideruar pa kundërkandidat.

Dhjetëra kandidatëve të moderuar pro-reformave u është pamundësuar kandidimi.

Në atë proces është regjistruar dalja më e ulët ndonjëherë në zgjedhjet presidenciale prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Ngjitja e Ebrahim Raisit në presidencë, në vend që të hetohej për krimet kundër njerëzimit, për vrasje, zhdukje me forcë dhe torturë, përbën përkujtim të trishtë që pandëshkueshmëria mbretëron në Iran”, pati thënë Agnes Kalamard, sekretare e përgjithshme e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesti Interneshënëll, pas fitores së Raisit në zgjedhje.

Fitorja e Raisit e ka konsoliduar autoritetin e zyrtarëve të linjës së ashpër në Iran, të cilët i dominojnë tri degët kryesore të pushtetit.

Nën administratën e Raisit, Irani i ka thelluar lidhjet me Kinën dhe Rusinë dhe i ka përkeqësuar marrëdhëniet me Perëndimin dhe Izraelin, armikun më të madh të Teheranit.

Në zgjedhjet e mbajtura në mars të këtij viti, Raisi e ka siguruar ulësen në Asamblenë e Ekspertëve, trup që zgjedh liderin suprem të vendit.

Vdekja e Raisit do të mund të komplikojë tani planin e Hamneit për zëvendësimin e tij, pasi të largohet nga pushteti.

Raisi ka lënë mbrapa vetës gruan Xhamilla Alamolhod dhe dy vajza.

Radio Evropa e Lirë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR