• e premte, 27 dhjetor 2024

Kurti: Zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës do të mbahen në vjeshtë

Kurti: Zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës do të mbahen në vjeshtë

Bled, 29 gusht 2023 (MIA) - Zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës do të mbahen në vjeshtë, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmetoi RTK.

Në intervistë për Radio-televizionin e Sllovenisë në Bled, ku po merr pjesë në Forumin strategjik, përveç për organizimin e zgjedhjeve në katër komuna në veri, Kurti foli edhe për formimin e ASK-së, për masat ndëshkuese të imponuara nga BE-ja për Prishtinën dhe sërish e kritikoi Beogradin, lajmërojnë mediumet e Prishtinës.

Ai pohon se autoritetet në Beograd "po bëjnë gjithçka për t'i penguar serbët në veri të integrohen", për ç'shkak, siç thotë, i nevojitet ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, posaçërisht nga Bashkimi Evropian.

"Pati disa sanksione për vendin tonë demokratik, për shkak të situatës në veri, për të cilën nuk kemi përgjegjësi, atje luftojmë kundër ekstremizmit të dhunshëm, sepse u sulmuan ushtarët e KFOR-it, qytetarë dhe gazetarë. E vërteta është se qytetarët dhe komuniteti afarist pësojnë nga këto masa, por edhe organet shtetërore lidhur me Marrëvehsjen për stabilizim dhe asociim, e cila është bllokuar. Të gjitha grantet janë suspenduar, ndërsa heqja e këtyre masave është gjëja e duhur që duhet ta bëjë BE-ja", tha Kurti. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR