Kurti: Takimi në Bruksel i pasuksesshëm për shkak të kushtëzimeve të Beogradit
- - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se takimi në Bruksel nuk ka dhënë rezultate për shkak të kushtëzimeve të Serbisë dhe mbështetjes për propozimin e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, së pari të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si parakusht për realizimin e marrëveshjeve të tjera.
- Post By Fitore Curri
- 18:42, 14 shtator, 2023
Bruksel, 14 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se takimi në Bruksel nuk ka dhënë rezultate për shkak të kushtëzimeve të Serbisë dhe mbështetjes për propozimin e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, së pari të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si parakusht për realizimin e marrëveshjeve të tjera.
Kurti në konferencën për media tha se në takim ka dhënë propozim për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes nga Brukseli dhe nga Ohri, sepse pala serbe nuk ka pasur kurrfarë propozimi. Ai shtoi se si kryeministër nuk mund ta pranojë propozimin e Serbisë që të fillojë së pari me formimin e Asociacionit, si parakusht për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.
Ai theksoi se në këtë rast e përsërit gatishmërinë që pa kurrfarë parakushte t'i zbatojë marrëveshjet nga Brukseli dhe Ohri.
Kurti disa herë ka përsëritur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka bërë asnjë propozim në takim dhe për këtë takimi ka përfunduar pa rezultate, duke shtuar se nuk mund të ketë kompromis, sepse sipas tij nuk mund të ketë kompromis mes propozimit dhe radhës së hapave në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit dhe kushti i vjetër – AKSHS.
"Kur kërkova të shihja propozimin që dha Serbia, sepse më thanë se ekziston, ndërmjetësuesit nuk mundën ta sjellin tek unë dhe pasi mbaroi takimi më dhanë një dokument dy faqe në anglisht dhe alfabet cirilik që është i vjetër të paktën gjashtë muaj. Ishte një dokument me të cilin Serbia parashikonte edhe një herë se fillimisht duhet të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, e më pas të kalohet në marrëveshjen bazë", saktësoi kryeministri i Kosovës.
Ai thotë se në nenin 10 nga marrëveshja themelore (nga Brukseli) theksohet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet detyruese dhe valide, ndërsa ekzistojnë 39. Por, nuk mund të zgjedhni vetëm një dhe ta vendosni si qerrja para kalit. Për këtë unë nuk pranova një kusht të tillë".
"Është për të ardhur keq që Lajçaku pranoi një kusht të tillë nga Serbia, me çka e dëmtoi funksionin e ndërmjetësuesit", tha Kurti.
Sipas tij, dokumenti që ishte dhënë më vonë, pas përfundimit të takimit, nuk ishte propozim por kusht, i cili, "për fat të keq, ishte pranuar nga ndërmjetësuesi i BE-së". fc/