• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kurti propozon draft-statut të ri të AKS-së

Kurti propozon draft-statut të ri të AKS-së

Prishtinë, 3 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e prezantoi versionin e tij të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (AKS) dhe shtoi se "fundamentalisht nuk pajtohet" me draft-statutin që mbrëmë u prezantua në Bruksel nga Ekipi drejtues.

"Fundamentalisht nuk pajtohem me draft-statutin. Ai përfaqëson dëshirën për Republikën Sërpska në Kosovë", shkruan Kurti në Tuiter. 

Sipas fjalëve të tij, Satatuti i AKS-së duhet të dalë nga autoriteti i konventave të Këshillit të Evropës, gjegjësisht nga Konventa Kornizë, si dhe t'u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të promovojnë dhe mbrojnë interesat e tyre përmes kornizës së vetëqeverisjes.

Në versionin e Kurtit thuhet se AKS-ja do të promovojë një projekt joterritorial, ku do të përfaqësoheshin funksionalisht të gjithë serbët në Kosovë, bazuar në të drejtën e votës dhe parimet e parapara me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit.

Bazuar në të, shtohet, të gjithë serbët në Kosovë do të ushtrojnë të drejtën e tyre për asociim të lirë me qëllim të mbrojtjes apo përfaqësimit të të drejtave dhe qëllimeve politike, kombëtare, kulturore, sociale, ekonomike dhe të tjera.

Shtohet se do të sigurojnë mundësi financimin nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve të vendeve të treta dhe donacioneve, përfshirë edhe nga Serbia, por që gjithçka duhet të kalojë nëpër procedura dhe rregullore të Ministrisë së Financave të Kosovës.

Duhet të parashikohet mundësia për bashkëpunim me të gjitha institucionet, përfshirë komunat, në mënyrë që të mbështesë punën dhe misionin e tij për anëtarët e tij. 

"Në përgjithësi i pranon karakteristikat kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç janë respektimi i pavarësisë, sistemin e vetëm institucional, integritetin territorial të Republikës dhe do të kontribuojë në realizimin e plotë të saj në praktikë”, thuhet në draft - statutin e Kurtit. 

Projekti, siç shtohet në propozimin e Kurtit, si angazhim shoqërues, duhet të personifikojë vendosmërinë e përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të qëndruar të sinqertë dhe të përkushtuar për të siguruar që komunitetet e tyre pakicë të përmbushin standardet e njëjta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Standarde të cilat janë të përbashkëta për shoqëritë demokratike dhe të bashkuara dhe që nuk lënë askënd pas”, shtohet në projekt-statutin e propozuar nga kryeministri i Kosovës. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR