• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti: Draft-statutin për Asociacionit do ta prezantoj kur do të arrijmë marrëveshje për parimet kyçe

Kurti: Draft-statutin për Asociacionit do ta prezantoj kur do të arrijmë marrëveshje për parimet kyçe

Prishtinë, 8 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vizionin e tij për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë popullatë serbe do ta konkretizojë vetëm pasi të arrihet marrëveshja për parimet kryesore të tij.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se nuk mund ta shkruaj Statutin e Asociacionit dhe vetëm atëherë të kërkojë kompromis për të dhe sqaroi se nuk mund të shkruajë statutin e Asociacionit dhe pastaj të kërkohet një kompromis për atë, pa pasur në fillim pajtim për parimet e tij.

“Pra kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendën që unë i kam thënë në parim, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin”, tha kreu i Qeverisë së Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në lidhje me këtë çështje, kryeministri u shpreh se  nuk mund të shkruhen tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim.

Kurti ka thënë se vizioni i tij i prezantuar është bazuar në modelin kroat për pakicat kombëtare kurse përsëriti mospajtimin me draftin e statutit të Asociacionit, të hartuar nga ish-ekipi menaxhues, të cilin  e ka shkarkuar.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e ekipit menaxhues pasi imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën e Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha kryeministri.

Ai shpjegoi se ka propozuar një draft vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10.

“Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel, i cili prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberale”.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draf-tstatut të Asociacionit të komunave me shumicë popullatë serbe, te presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc.

Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR