• e premte, 27 dhjetor 2024

Kurti: Përjashtimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” është fatkeqësi dhe e padrejtë

Kurti: Përjashtimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” është  fatkeqësi  dhe e padrejtë

Bratisllavë, 31 maj 2023 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar vendimin amerikan për ndërprerjen e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen ushtarake në Evropë nën udhëheqjen amerikane si të padrejtë dhe fatkeqësi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, një ditë më parë ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës nuk i ka koordinuar me SHBA-në aksionet e ndërmarra në veri të shtetit  dhe prandaj i ka pësuar pasojat e para, anulimin e pjesëmarrjes  së stërvitjeve   “Defender Europe 23”.

 "Atë që pamë është ndërprerja e stërvitjes “Defender Europe 23”, për të cilën jemi përgatitur dy vjet.  Është një katastrofë. Mendoj se nuk është e drejtë, por kush jam unë që të vendos? Sërish më lejoni të theksojse SHBA-ja është mik, partner dhe aleat i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë", theksoi Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) nëse masat amerikane janë goditje për Kosovën.

 Kurti në Bratislavë sot është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel dhe përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Mirosllav Lajçak.

Në pyetjen e REL-it se si ka shkuar takimi me përfaqësuesit evropianë, kryeministri kosovar ka theksuar se “takimi ka qenë i rëndësishëm”. 

"Duhet ta kemi implementim (të marrëveshjes Kosovë- Serbi), në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim, ndërsa nganjëherë largim nga rruga. Prandaj, për mua ishte shumë e rëndësishme të vij në Bratisllavë në këtë takim dhe t’i informoj  Borelin dhe Lajçakun, sepse duhet të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia", theksoi Kurti. 

 Nga ana tjetër, theksoi ai, “është e nevojshme  sa më shpejt të zbatohet marrëveshja”.

Të mos harrojmë, kemi një marrëveshje, nuk kemi zgjidhje. Por, ne nuk kemi zgjidhje jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes.  U mundova t’i bind Borellin dhe Lajçakun të fokusohen 100 për qind në kuptim të kohës dhe energjisë së renditjes për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka theksuar Kurto, aluduar në udhërrëfyesin që ai dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiqi e kanë dakorduar në takimin në Ohët më 18 mars.

 Ndërkaq, REL-i raportoi se Lajçaku,  do të udhëtojë për në Kishinjev, ku do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nesër në Kishinjev do të mbahet Samiti i Dytë i Komunitetit Politik Evropian, në të cilin do të marrë pjesë edhe Vuçiqi, ndërsa Lajçaku do të shkojë në Moldavi vetëm për të biseduar me presidentin e Serbisë për zhvillimet në veri të Kosovës. Pas Moldavisë, Lajçaku do të jetë në Beograd dhe Prishtinë, sipas REL-it.

Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt në tetor të vitit 2022 në Pragë, me iniciativë të presidentit francez Emanuel Makronit. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR